Rreth Nesh

KUSH JEMI

Dajti Construxion është themeluar në vitin 1999 dhe vjen si një nga bizneset më të suksesshme dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Ne jemi gjithmonë në zbatim të ideve të reja, duke krijuar jo vetëm projekte të suksesshme por edhe duke i ofruar tregut shqiptar  një pikë referimi për t’u ndjekur. Misioni, vlerat dhe vizioni  janë shumë të rëndësishme në punën tonë të përditshme. Ne besojmë se krijimi i një kulture pune, bazuar në etikë, performancë dhe qëndrueshmëri ndërton karakterin e kompanisë duke i dhënë formë kulturës së saj.

Suksesi i konsiderueshëm i produkteve tona, vjen si rrjedhojë e një hulumtimi dhe përzgjedhjeje mes teknologjisë më të re të prodhimit, të zhvillimit dhe risive të reja. Çdo produkt i zgjedhur është bazuar në analiza numerike dhe eksperimentale që synojne maksimizimin e performancës.

VIZIONI

Një përkushtim i vazhdueshëm në kërkim të thjeshtësisë konceptuale, funksionalitetit, prakticitetit e bën Dajti Construxion me tepër se një furnizues, duke e sjellë atë si një brand lider në realizimin e projekteve ambicioze. Gama e produkteve është unike për prakticitetin, sigurinë, performancën dhe çmimin.

Rafte Portopalet
Frigorifer freskues banak

Ne ofrojmë:

SISTEME MAGAZINIMI (magazina, arkiva, etj)

Dajti Construxion ju ofron rafte industriale të prodhuara sipas standardeve më të larta të certifikimit europian. Cdo raft është i certifikuar për mbrojtjen kundra zjarrit dhe për lëvizjet sizmike. Materiali bazë i strukturave të rafteve është celik i zinguar. 

Raftet variojnë për pesha të lehta deri në rafte për portapaleta. Peshëmbajtja e tyre varjon nga 200 kg – 5 ton. Një logjikë e ndërthurur midis parimit të strukturës statike dhe autonomisë në lëvizje të një sergjeni, sjellin zgjidhje të përsosura për cdo hapësirë dhe strukturë.

SUPERMARKETE

Dajti Construxion në bashkëpunim me brandet italiane, ofron një fushë të gjerë zgjedhjesh për arredimin e marketeve deri të hipermarketeve .

Produktet profesionale ofrojnë një gamë zgjedhjesh për strukturimin dhe funksionimin sa më të mirë të hapësirës së shitjes dhe shpërndarjes së elementëve kompozicionalë.

Çertifikime